Rreth Nesh

ApiEda shpk është themeluar në vitin 1992 si “Api” shpk me aktivitet kryesor montim dhe mirëmbajtje ashensorësh, më pas në vitin 2004 “Api” shpk me vendim gjykate të rrethit Tiranë numër 2, datë 13.01.2004 u vendos ndryshimi i emrit të shoqërisë nga “Api” shpk në “ApiEda” shpk. Aktiviteti ynë u zgjerua duke përfshirë dhe fushat e tjera në të cilat ne operojmë, ato janë: •    mirëmbajtje dhe riparim ashensorësh, •    shërbime zëri, •    shërbime ndriçimi, •    videoprojektorë & videokonference, •    përkthime simultane, •    sisteme konference. Shërbimet që ne ofrojmë janë cilësore dhe i rezistojnë kohës. ApiEda shpk ofron shërbimet e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kompania jonë ka shumë anëtar në stafin e saj të cilët janë të specializuar për shërbimet që ofron ApiEda shpk. Ata bashkëpunojnë në grup, janë unik, të rinj dhe të aftë për t’i shërbyer klientëve të kompanisë sonë në çdo kohë që ata do të kenë nevoj për shërbimet tona. ApiEda shpk është kompani serioze me integritet të lartë profesional. Ne ofrojmë shërbime të sigurta për klientët. Ajo ecën me hapin e kohës, përshtatet me risit e teknologjisë, përpiqet për të përmirësuar cilësin e shërbimeve dhe mban kontakte të shpeshta me klientët e saj. Kompania jonë nuk humbet kohën, ajo është e shpejtë, efikase dhe bënë atë që premton. ApiEda shpk rritet çdo ditë, sepse klientët e saj janë të kënaqur me shërbimet që ajo ofron. Të gjitha këto na bëjnë që të investojmë në burime njerëzore dhe infrastrukturë, në mënyrë që të arrijmë objektivat tona afatagjata. Ne i sigurojmë jetëgjatësinë kompanisë dhe shoqërisë sonë.